Izrael – Kosovë, ndryshojnë kuotat e basteve, “Dardanët” më shumë gjasa për fitore

Kombëtarja e Kosovës e fillon sonte fazën kualifikuese për ‘Euro 2024‘.

“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Izraelit, me ndeshjen që luhet në ora 18:00..

Kosova ka zbarkuar ditën e djeshme në Izrael dhe gjithashtu ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet sonte në “Bloomfield Stadium”.Kuotat e basteve kanë ndyrshuar dhe tashmë epiteti i favoritit tek kombtarja e Izraelit është zvogëluar.

Nga kuota 1.70 sa kishte para disa ditëve, fitorja e Izraelit kuotohet me kuotë 2.05, kurse fitorja e Kosovës nga 4.75 sa kuotohej para disa ditëve, sot ka kuotë 3.50.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *