Syla shpreh dyshimet për luksin e Tërnaves në vetura: Ku pi merr paret o “Mulla Limuzinë”?

Gazetari Valon Syla ka folur për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava dhe “jetën luksoze” të tij.

Syla ka thënë se e mban mend Tërnavën që nga viti 1984, kur për herë të parë e kishe njoftuar kryemyftiun i cili kishte shkuar tek babai i Sylës për të blerë një veturë.

Ai ka përmendur edhe rastin e fundit ku një hoxhës në Prizren iu ble një veturë luksoze nga qytetarët duke pyetur

“Tërrnava nuk e blente për veti, por kishte ardhë ta mësoj për kerre Mulla Eminin, një Hoxhë nga Vushtrria. Dhe aty e mbajta mend atë, si personi që e bënte pazarin me babën për kerr. Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’”, ka shkruar Syla në Facebook.

Syla ka thënë se këto veprime i bën vetëm Tërnava i cili asnjëherë nuk i ka shpalosur financat e BIK-ut.

Gazetari ka shkuar edhe më tej duke pyetur se çfarë shembujsh janë duke dhënë hoxhallarët në muajin e Ramazanit.

“Çfarë shembulli fetar është ky muajin e mëshirshëm dhe modest të Ramazanit. Por me gjasë hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë, apo kriza e moshës së mesme që ende egot e tyre dhe apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta”, ka deklaruar Syla.

Postimi i plotë:

Ishte viti 1984, kur për herë të parë e pashë Naim Tërrnavën. Kishte ardhë te baba jem, me ja ble një kerr. Një Fiqë që kopje jugosllave e Fiatit 500 italian që baba e kishte ruajtut mirë… Tërrnava nuk e blente për veti, por kishte ardhë ta mësoj për kerre Mulla Eminin, një Hoxhë nga Vushtrria. Dhe aty e mbajta mend atë, si personi që e bënte pazarin me babën për kerr.

Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…

A janë hoxhallarë këta, apo njerëz të showbizit?

Këtë e bënë Tërrnava, pa i shpalosur kurrë Finacat e BIK’ut, nga të cilët ofertat për haxhillëk, janë më të shtrejta për myslimanët e Kosovës, se për ata shqiptarë myslimanë nga Shqipëria, Maqedonia, apo të tjerë nga rajoni si Novi Pazari, Bosnja e Mali i Zi?

Ku pi merr paret O Mulla Limuzinë Tërrnava, që kurrë nuk raportove për financat tua, e as BIK’ut?

Më poshtë e shihni këtë Jay-Z’inë tonë prej imami qysh me familje e me hoxhallarë ka marak me i pajisë me kerre, edhe atë luksoze.

Çfarë shembulli fetar është ky muajin e mëshirshëm dhe modest të Ramazanit. Por me gjasë hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë, apo kriza e moshës së mesme që ende egot e tyre dhe apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *