Tentim vrasje në Fushë Kosovë: Ky është personi që u plagos, po trajtohet në QKUK

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Fatlum Verbovci (1981). Sipas burimeve, viktima është plagosur në këmbë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Sllatinë, ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentative”, tha ajo.

Ahmeti e konfirmoi raportimin e Sinjalit që viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ajo shtoi se është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *