Veri: Policia u detyrua të përdor armë, u rrezikuan nga një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se policia është detyruar që ta përdor armën pasi është rrezikuar jeta e zyrtarëve policor nga ana e të dyshuarve.

Sipas njoftimit policia ndodhej në pikë kontrolli në fshatin Banje në një rrugë ilegale, dhe aty ka ardhur/qarkulluar një automjet xhip i tipit audi të cilit i kanë sinjalizuar për ndalje.

“Zyrtarët policor në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndaloj për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Teksa policia ka ndaluar dy automjete të tjera ku ndodheshin pesë persona.

“Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera të cilat kanë ardhë në atë lokacion, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim”,përfundon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *