Aro Muricit i rritet vlera në ‘Transfermarkt’, Kosova e kap gati 100 milionëshin

Kombëtares së Kosovës para ndeshjes së parë në fazë para-kualifikuese në Euro 2024 vazhdon t’i rritet vlera e përgjithshme në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’.

Futbollisti që pati rritje sot gjatë ditës, ishte Aro Muric – portieri i skaudrës nga Championshipi i Anglisë, Burnley.

Nga 4 milionë euro sa e ka pasur vlerën, portieri ‘dardan’ tani kushton 6 milionë euro, kjo për shkak të paraqitjeve fantastike në ekipin anglez.

24-vjeçari gjat këtij sezoni ka zhvilluar 35 ndeshje, ka pranuar vetëm 28 gola dhe 15 herë e ka mbajtur portën e paprekur.

Kujtojmë që nesër Kosova zhvillon ndeshjen e parë në kualifikimet e Euro 24 kundër Izraelit në Tel Aviv.

arooo

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *