Lajçak: Erdhi koha që të pranohet edhe zyrtarisht plani franko-gjerman

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka bërë deklarata të forta për takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Ai tha se ky takim ishte domethënës dhe se BE-ja dhe ShBA-ja vareshin nga pikëpamjet që do të shtronin palët.

Lajçak përkujtoi se që nga shtatori kanë biseduar me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Kurti dhe se njëri në janar e tjetri në shkurt kanë thënë se e pranojnë në parim propozimin evropian.

“Tash ka ardhë koha që ata ta pranojnë zyrtarisht edhe publikisht propozimin (planin franko-gjerman) dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” – u shpreh Lajçak për Tanjug, përcjell Kosovo-Online.

Ai u shpreh se nëse të dyja palët do ta refuzonin propozimin, kjo do të dërgonte sinjal negativ se ato nuk janë të gatshme që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të ecin rrugës evropiane.

“Të gjithë e dimë se çfarë presim nga takimi, të gjithë e dimë se ku jemi,” – vazhdoi Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *