Qeveria e Big Brother Vip Albania/ Kush është kryeministri?

Luizi i tha vajzave që ta mendojnë mirë nominimin, sepse sipas tij vendimi i tyre do ketë pasojë dhe do të ndikojë në lojë.

Vajzat nuk e kanë marrë aq shumë seriozisht sa ai, madje Nita tha se nuk është fundi i botës. Luizi nga ana tjetër, duke bërë xhiro rreth e qark pishinës, u shpreh se po mendon për kabinetin e tij qeveritar.

Luizi tha se pas ndarjes së pozicioneve, punët do ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ai u shpreh se gjithsecili do marrë aq ushqim sa i takon dhe se do kontrollohen sirtarët për produkte, apo sende të tjera të fshehura.

Një tjetër zarf hyri në shtëpi ditën e sotme. Vëllai i Madh i dha mundësinë banorëve që ata të zgjidhnin qeverinë e Big Brother.

Ata duhet të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftojë secilin banor, për pozicionin përkatës si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas.

Banorët duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit.

Ata nuk duhet të votojnë për veten e tyre.  

/GazetaSinjali/

Më të vizituarat

A e dini sa kushtojnë kremrat e fytyrës? Këtu janë më të miratAnti Aging

Jori ‘çmend’ rrjetin, i dalin pjesët intime – VIDEO

Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpieBlog

Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot – VIDEO

Disa keshilla ne lidhje me PsoriasisBlog

Pas puthjes, Ronaldo i bën kërkesën e papritur Jorit

by Taboola

Gazeta Sinjali mirëmbahet nga kompania “Sinjali” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e Gazetës Sinjali nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

All rights are reserved 2022, Copyright Sinjali.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *