Rritet paga minimale në Shqipëri – shumë më e lartë se në Kosovë

Nga dita e sotme paga minimale në Shqipëri do të rritet nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë. Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, më 1 mars pas vendimit të qeverisë.

Rritja e miratuar në Këshillin e Ministrave është 6 mijë lekë bruto dhe kjo pagë do t’i atribuohet sektorit privat dhe publik.

“Në 3 vite synojmë që të mos jetë paga më e ulët në rajon dhe Shqipëria të jetë një vend që të tërheqë aftësinë e punës dhe jo vetëm për forcën e lirë punëtore”, premtoi ministrja ndërsa mohoi që po rritet për arsye elektorale.

Megjithatë ndonëse po rritet paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në rajon.

Paga minimale në Shqipëri është më e ulët sesa në Serbi, ku asnjë punonjës nuk merr më pak se 460 euro në 2023-n. Në Mal të Zi, paga minimale është 533 euro. Mali i Zi e ka rritur ndjeshëm pagën minimale dy vitet e fundi, nga 331 euro në fund të vitit 2021 në 532 euro aktualisht. Edhe në Serbi, paga minimale është 460 euro, nga 366 euro ishte në fund të 2021-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *