Situata në “It’s my Home” del jashtë kontrollit, një banore tjetër përdor fjalë të ulëta

Reality Show ‘It’s my Home” ka filluar të komentohet tejet shumë në rrjetet sociale. Kjo për shkak të sjelljeve vulgare të banorëve brenda shtëpisë.

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një situatë e palakmueshme. Si pasojë e një debati të ashpër mes dy banorëve, banorja e shtëpisë është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, është larguar duke qarë nga dhoma ku po bëhej debati.

Krahas kësaj, një tjetër video është bërë virale në të cilën Ina, banore e shtëpisë, përdor fjalë të ulëta si: “Mshele gojën, mos ta ni zonin se t’qkyj si pulën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *